Gjykata Penale refuzon kërkesën, Gruevski pritet të shoqërohet në Shutkë

Gjykata Penale e Shkupit ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ka vërtetuar vendimin prej dy vite burg të instancave tjera gjyqësore, shkruan gazeta KOHA.

Në një njoftim drejtuar mediave, “Gjykata Penale informon se Këshilli gjyqësor i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar në bazë të ankesës së palës mbrojtëse të të akuzuarit në lëndën me numër 59/17, të ashtuquajtur ‘Tanku’, sot vendosi të hedh poshtë ankesën për shtyrje të dënimit me burg”.

Ndryshe, muaj më parë, Gjykata Themelore i shqiptoi vendimin me 2 vjet burg Gruevskit për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 580.000.00 euro, në rastin “Tanku”, lëndë e Prokurorisë Speciale. Për këtë lëndë, me 6 vite burg ishte dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.