Edhe amendamenti 34 kalon në Komisionin kushtetues

Edhe amendamenti 34 apo i dyti nga katër sa ka propozuar Qeveria për ndryshimet kushtetuese ka kaluar filtrin e komisionit për cështje kushtetuese ku mori mbështetjen e 9 anëtarëve dhe 7 ishin kundër.

Me këtë amendament parashihet ndryshimi i preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë, njofton Shenja.

Pas votimit kryetari i komisionit, Talar Xhaferi vazhdoi diskutimin për amendamentin 35 apo te tretin me radhë.

Pas paraqitjes së arsyetimit nga ministri i puneve të jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari Xhaferi neërpreu mbledhjen dhe caktoi vazhdimin e të njëjtës për nesër në ora 11:00.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.