​ Një muaj paraburgim për gardianin dhe zyrtarin e Ministrisë

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga një muaj paraburgim gardianit të burgut për Siguri të Lartë dhe zyrtarit të Ministrisë së Diasporës.

“Të pandehurve S.V dhe P.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji për secilin veç e veç nga .07.11.2018 deri më t.07.12.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.V gjatë periudhës kohore korrik – gusht 2018, nga i pandehuri P.M i kishte marr 3 mijë euro ryshfet dhe dy telefona celular, gjatë kohës sa i pandehuri S.V ishte në detyrë zyrtare si gardian i burgut të sigurisë së lartë në fshatin Dyz.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.V dhe P.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.