Zhernovski: Nëse grekët nuk e ratifikojnë Marrëveshjen, amendametet do të jenë të pavlefshme

Zëvendës ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski iu përgjigj koordinatorit të VMRO-së, Nikolla Micev, i cili propozoi amendament të posaçëm për mbrojtje, në rast se Marrëveshja nuk kalon në Kuvendin Grek. Zhernovski theksoi se ky garancion tashmë është i siguruar në draft amendamentet, njofton Alsat-M.

Mbrojtja për të cilën po flet opozita tashmë është në draft-amendamentet. Kjo do të thotë se nëse Greqia nuk e ratifikon Marrëveshjen dhe protokollin për anëtarësimin në NATO, ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë të vlefshme”- u shpreh Zhernovski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.