Vetëvendosje kërkon arrestimin e Thaçit

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se takimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, pa u paralajmëruar disa ditë me herët tregon se po synohet arritja e një marrëveshjes të dëmshme për Kosovën.Ai në një konferencë për medie, ka thënë se një praktikë e tillë, që takimi mes dy krerëve të shtetit të ndodhë një ditë përpara nuk është normale dhe sipas tij Prokuroria do duhej të lëshonte thirrje për urdhërarrest, pasi siç tha ai ky takim është pa mandat parlamentar, raporton Ekonomia Online.“Duke marrë parasysh që ky person ka shkuar pa mandat atje, kryeministri ka dalë në një konferencë sot që nuk e din për këtë, me qenë një shtet qysh duhet, dhe me pas një kryeprokuror qysh duhet, kryeprokurori menjëherë do lëshonte thirrje, policia urdhërarrest , që presidenti të shfaqej në gjykatë, në një intervistim dhe ti bëhej me dije se veprimet që po i bënë janë shkelje të kodit penal të Kosovës. Kërkush nuk ka mandat, aq më pak presidenti, që të shkojë dhe me një armik të Republikës së Kosovës të thotë që nuk ka vija të kuqe dhe është duke u biseduar gjithçka”, ka deklaruar Konjufca.Ai ka thënë se një gjë e tillë është bërë që të mos i jepet mundësi reagimi Parlamentit e as shoqërisë.“Ky takim është paralajmëruar vetëm 24 para së të ndodh, dje pasdite u bë e qartë nga zyra e Mogherinit. Është praktikë që nuk ka ndodhur me herët, së paku kanë lajmëruar disa ditë para se me ndodh. Pra, është praktike jo e rastësishme, sepse këta do të aplikojnë strategjinë që takimet t’i lajmëruar vetëm disa orë para se të ndodhin jo disa ditë me herët. Kjo po bëhet për disa arsyeje. Nuk i jep mundësi reagimit të opozitës , pra nuk e kemi rastin të reagojmë si në rastin aktual kur nuk jemi të njoftuar për takimin. Kjo bëhet për arsyen se marrëveshja është fare pranë mes dy presidentëve dhe meqë kjo marrëveshje është në dëme të Kosovës, për të mos pranuar reagime, këto takime po mbahen të fshehura, sekrete”, ka thënë Konjufca, raporton Ekonomia Online.Sipas tij, është shqetësuese gatishmëria e Presidentit Thaçi për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Ai thotë se Thaçi është i gatshëm të jep territor, vetëm për njohjen e Serbisë“Lugina e Preshevës është një mashtrim që vendoset në diskursin e Thaçit për ti justifikuar takimet me Vuçiqin. Presidenti Thaçi ishte në krye të dialogut, figura qendrore e dialogut me Serbinë. Cilat janë rezultatet e këtij njeriu që ka qenë në krye që në fillim të dialogut. Unë do ti veçoja tri produkte, e para, krijimi i Listës Serbe, që bllokon proceset më ekzistenciale, e dyta, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e ka dëmtuar funksionimin unitar të Kosovës, dhe e treta, legalizimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë, me nda pushtetin Serbia në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.