Shkupi edhe sot në TOP 10 qytetet me ajër më të ndotur në botë

Qyteti i Shkupit sot gjendet në 10 vendet e para të botës për nga ndotja e ajrit, përcjell Fakte.

Këto të dhëna i marrim nga ueb faqja “air visual”.

Sipas të dhënave të “Ajri im”, në Karposh kemi matur grimcat 71 PM për 100 mikrogarmë, në Milladinovci 57 PM, në Qendrën nën 50 PM, sipas My Air.

Qyteti i Shkupit sot u rendit në vendin e dhjetë në rangim botëror, ndërsa më herët ka zënë edhe vendin e 6-të.

Vendi me ajrin më të ndotur në botë për sot ka qenë Delhi në Indi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.