Kujdes nga kjo mjeke, nxjerr të sëmurë pacientët me aparaturën mashtruese (Video)

Emisionit “Stop” në Tv Klan sonte trajtoi mashtrimin që u bën qytetarëve një mjeke e quajtur Alma Robo. Përmes një pajisje që e ka blerë në internet për vetëm 35 Dollarë, mjekja kryen rezonanca magnetike. Dhe pacientët për një vizitë me këtë aparat, paguajnë 35 mijë Lekë të vjetra.

Rasti u zbulua kur një qytetar iu drejta emisionit “Stop”, për të denoncuar mjeken që bën kontrolle shëndetësore me pajisjen të quajtur “Quantum Magnetic Resonance analyser”. Sipas denoncuesit, aparati i mjekes Alma Robo e nxorri me probleme diabeti, osteoporoze, teroideje, gjendra mbiveshkore, lëkure, sysh e plot të tjera.

Më pas qytetari mori një recetë me produkte e vitamina, që Alma Robo i jep në kohën e lirë, kur nuk është në punën e parë, virologe në Institutin e Shëndetit Publik.

Denoncuesi në fjalë, së bashku me gazetaren e “Stop”, e gjetën këtë pajisje në internet. Ata provuan një metodë për të testuar efektivitetin e kësaj pajisje që përdor mjekja Robo.

Aparaturën e mbështollën me një peshqir, duke pretenduar si të ishte lidhur me një pacient. Por pajisja edhe peshqirin e nxorri me shumë probleme shëndetësore.

Kjo aparaturë false mund të blihet lehtësisht në internet në ëebsitin “Alibaba.com”, dhe kushton 35-60 Dollarë.

Për të provuar sesa qëndronin pretendimet e qytetarit që denoncoi në “Stop”, stafi dëgoi dy vajza të ndryshme te mjekja Alma Robo për të kryer një rezoncancë magnetike. Fillimisht telefonuam dhe caktuam takim për vajzën e parë, e cila shkoi për vizitë sipas planifikimit.

Asistentja- Përshëndetje!

Pacientja-Si kaluat?

Asistentja– Mirë! Si kaluat?

Pacientja– Kërkoj doktoreshë Almën! Eshtë?

Asistentja- Po, po! Keni lënë një orar për metabolizëm.

Pacientja- Po!

Asistentja– Ndërkohë sa të dalë doktoresha, hiq vëthët, rripin!

Doktoresha– Si je?

Pacientja– Si kalon?

Doktoresha- Si dukesh? Mirë jeni?

Pacientja– Mirë! Si je ti?

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.