Hiqen shtesat për fëmiun e tretë

Ndryshimet ligjore për mbrojtje të fëmijëve parashohin ndërprerjen e shtesave për lindjen e tretë, kjo masë u miratua më vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Propozim ligji është shpallur në faqen e Qendrës Nacionale të Regjistrit Qendror (QNRQ).

Ky ligj do të ndërpritet për shkak që sipas qeverisë së re nuk ka pasur ndikim pozitiv në shtimin e popullsisë, siç priteshte nga qeveria e kaluar e cila e solli këtë ligj.

Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë parashihet ndihmesë e pakthyeshme e cila do tu jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmiun e parë, për të dytin parashihet të jepen 20.000 denarë dhe të tretin prej 60.000 mijë denarësh, informojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Sipas ligjit të deritanishëm për fëmiun e tretë janë ndarë nga 8.048 denarë çdo muaj për 10 vjet, ndërsa për fëmiun e katërt vlera arrinte deri në 11.267 në afat kohor për 15 vite.

Ato prindër që kanë fituar të drejtën me ligj të marrin shtesa mujore nuk do ti u ndërpriten shtesat deri në përfundimin e afatit prej 10 viteve, gjegjësisht 15 viteve për fëmiun e katërt.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.