Edlira Destani profesoresha nga Shqipëria që është frymëzim për familjet shqiptare në Maqedoni, që kanë fëmijë me nevoja të veçanta

Edlira DESTANI mund të renditet si një ndër gratë më me influencë për vitin 2018. Arritjet e zonjës Destani nga Shqipëria e cila me familjen punon dhe jeton në Shkup, janë kthyer në frymëzim për shumë gra shqiptare nga Shkupi dhe Kumanova, ç’ka nuk kanë ngurruar ta vlerësojë atë edhe si një ndër më me influencë për vitin 2018.

Kështu, Edlira Destani si kryetare e shoqatës për ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta “Dua ylberin”, po e kthen këtë shoqatë në një nga shoqatat më të preferuara në Maqedoni për besnikërinë ndaj fëmijëve me nevoja të vecanta.

Kjo shoqatë operon prek kohësh në Maqedoni(SHKUP-KUMANOVË) duke i dhënë më shumë zë problemeve që kanë fëmijët prej moshës 18 muajshe e deri 18 vjeçare.

Ajo ka shtyrë përpara një numër iniciativash për kënaqësinë e familjeve që kanën fëmijë me probleme të ndryshme, të cilët janë duke u përballur me problematika të ndryshme si: Çrregullim i spektrit të autizmit, Paralizë cerebrale, Sindromë Doën, Epilepsi, Probleme logopedike, Belbëzim, Sigmatizëm, Vështirësi në mësim, Disgrafi, Disleksi, Diskalkuli, Dispraksi, Pengesa në dëgjim, Çrregullime social-emocionale, Prapambetje mendore, si dhe çdo pengesë tjetër që paraqitet te fëmijët duke i penguar ata të zhvillojnë aftësitë njohëse, emocionale, të të folurit, sociale, të njohjes së vetvetes, gjuhësore dhe matematikore. Vështirësitë që vetë prindi i sheh te fëmija i tij, apo vështirësitë në shkollë që mësuesit tregojnë, duhet që të trajtohen sa më herët, për të arritur sukses te fëmija.

Shumë nga përpjekjet e Edlira Destanit janë të drejtuara drejt zgjidhjes së problemeve që kanë fëmijët dhe duke i bërë ata të ndihen të vlefshëm shkruan portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Nrdyshe, zonja Edlira Destani është profesoreshë dhe pedagoge e shkëlqyer në Shkollën e mesme të mjekësisë “Pance Karagjozovë” në Shkup. Edhe bashëshorti i saj është profesori Inder Destani nga Kumanova. Kanë familje me fëmijë të mrrekulleshëm.

Ndryshe, profesoresha Edlira Destani ka vendosur që të hao një qendër edhe në komunën e Sarajit ku jetojnë afro 40.000 banorë, kryesisht shqiptar.

Në Saraj, u hap dega e re e shoqatës për ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta “Dua ylberin”. Kjo shoqatë kryen veprimtarinë e saj në Shkup dhe në Kumanovë.

Staf i kualifikuar me defektolog, logoped, psikolog dhe punonjës social, me specializime klinike dhe të çertifikuar me ABA Terapi, punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta nga rajoni i Sarajit.

Punojmë me fëmijët prej moshës 18 muajshe e deri 18 vjeçare, të cilët janë duke u përballur me problematika të ndryshme si: Çrregullim i spektrit të autizmit, Paralizë cerebrale, Sindromë Doën, Epilepsi, Probleme logopedike, Belbëzim, Sigmatizëm, Vështirësi në mësim, Disgrafi, Disleksi, Diskalkuli, Dispraksi, Pengesa në dëgjim, Çrregullime social-emocionale, Prapambetje mendore, si dhe çdo pengesë tjetër që paraqitet te fëmijët duke i penguar ata të zhvillojnë aftësitë njohëse, emocionale, të të folurit, sociale, të njohjes së vetvetes, gjuhësore dhe matematikore. Vështirësitë që vetë prindi i sheh te fëmija i tij, apo vështirësitë në shkollë që mësuesit tregojnë, duhet që të trajtohen sa më herët, për të arritur sukses te fëmija.

Orët e mësimit do të jenë individuale (1 fëmijë-1 terapiste) , duke i lënë mundësi fëmijës që sa më lehtë të kalojë vështirësitë e paraqitura.

Me hapjen në Saraj të kësaj dege të re të shoqatës “Dua ylberin”, ju ftojmë të gjithë JU prindër që keni fëmijë me nevoja të veçanta, t’i jepni fëmijës suaj mundësinë të vazhdojë përmirësimin e aftësive të tij, në kushte të përshtatshme për ta, nga profesionistë të fushës.

Na kontaktoni në 070 855 574 dhe 070 454 388.

Mund të na shkruani edhe në [email protected]

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.