“S’ka kafe gjatë punës”, Sandër Lleshi jep urdhrin e parë në krye të MB

Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit.

Bëhet me dije se Lleshi ka nxjerrë një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimin e kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).

Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.