Paralajmërohet protestë para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski

ëvizja e sapo formuar “Maqedonia bllokon” e cila vjen nga “Maqedonia bojkoton” për sot ka zgjedhur për tubim shtëpinë e deputetit Krsto Mukoski i cili ishte deputet i OBRM-PDUKM-së dhe votoi ndryshimet kushtetuese. Gjatë fundjavës së kaluar lëvizja “Maqedonia bllokon” u formua nga 80 organizata, parti politike dhe shoqata, si pjesë e taktikës të ndalohen ndryshimet kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës përmes protestimit para shtëpive të deputetëve.

Nga partia pro ruse “Maqedonia bojkoton” njoftojnë se sonte në ora 19:00 do të mbajnë protezë para shtëpisë së Mukovskit në Vevçani.

“Shtabi i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërbërjes së Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve ‘Maqedonia bllokon’, sot, e mërkurë, më 7 nëntor 2018 do të organizojë tubim para shtëpisë së deputetit Krsto Mukoski në Vevçani në ora 19:00”, kumtojnë nga kjo parti.

Mukoski është pjesë e grupit parlamentar të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe ishte shkarkuar nga partia pasi që votoi për ndryshimet kushtetuese më 19 tetor.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.