Memeti: Nëse ne bëmë gjithçka për maqedonasit ata duhet të pranojnë diçka nga ne

Analisti politik Ibrahim Mehmeti në Klan Maqedoni ka theksuar se është e pakuptimtë që politikanët maqedonas kundërshtojnë ndryshimin e termit 20 % për shqiptarët. Ai ka theksuar se politikanët maqedonas duhet të kenë vullnet dhe të kuptojnë duke pranuar faktin se meqë ne shqiptarët kemi qenë fer ndaj tyre, atëherë edhe ata duhet të jenë fer ndaj nesh.
“Nuk e kuptoj që pse tani kur maqedonasit aq shumë kërkojnë mirkuptim nga shqiptarët lidhur me kontestet me Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë, në të njejtën kohë kundërshtojnë sot kërkesën e tillë shqiptare të një emërtimi që duhet përmirësuar. Është e pakuptimtë kjo, sepse vetëm shqiptarët janë 20%, ndërsa komunitetet e tjera janë 2 apo 3 përqind. Atëherë duhet të bëhet emërtimi shqiptar dhe jo 20%.Andaj politikanët maqedonas duhet të kenë mirëkuptim dhe të ketë zgjidhje”, theksoi Mehmeti, por duke shtuar se deri tani nuk ka gatishmëri për këtë.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.