Mediat greke: Nisen 9 autobusë nga Athina për funeralin e Kacifas në Bularat

Të paktën 9 autobusë do të nisen sonte nga Athina për në fshatin Bularat të Dropullit, ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas.

Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private.

Policia shqiptare ka marrë masat për të shmangur incidentet e mundshme në Kakavijë apo në Dropull.

Ekstremisti Kostandinos Kacifas u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA gjatë mesditës së 28 tetorit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.