ME KAPELE USHTARAKE DHE FYTYRËN ZBULUAR, DALIN PAMJET E MBËRRITJES SË TRUPIT TË KACIFAS NË BULARAT (VIDEO)

Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Bularat. Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shihet se trupi i viktimës është i veshur me rroba ushtarake, me fytyrë të zbuluar, ndërsa i është hedhur një flamur grek.

Nga videoja e publikuar nga ‘Protothema’ dëgjohen ulërimat e nënës së 35-vjeçarit.

Kacifas do të përcillet për në banesën e fundit nesër në orën 13:00. Ndërkaq, Bashkia Dropull bëri me dije se do të mbulojë shpenzimet e varrimit.

Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në fshatin Bularat gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale RENEA.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.