Kush është “Santiago”… ish polici që del i qetë nga lokali ku ndodhi masakra në ish bllok

Këtë mbrëmje report tv publikoi disa nga pamjet e kamerave të sigurisë së vrasjes së ndodhur më 4 tetor në zonën e ish bllokut, vetëm disa metra nga institucionet më të rëndësishme shtetësore, si kuvendi e kryeministria.

Gjatë shpjegimit të pamjeve, gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno tha se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me nofkën “Santiago”, i afërt me biznesmenin Ervis Martinaj. Gazetari është shprehur se polici ka punuar në disa komisariate të Tiranës dhe se shoqërohet me këta persona. “Santiago” është dhe njëri prej personave me të cilët komunikon Martinaj, ashtu siç kanë treguar dhe përgjimet ku biznesmeni sugjeron të tijët që të afrohen dhe të vijnë me armë.

“Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. “Santiago” është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok. I ka thirrur Martinaj dhe ka shkuar. Elvana Gjata, unë nuk besoj se kishte lidhje me atë që ndodhi. Pra gjithë influenca për mua mendoj se është për punë borxhi. Grupet kriminale ka agravuar situata dhe jemi më pas në këtë ngjarje konkrete” – tha gazetari.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.