Kontroll i policisë në lokalin e natës “Dy jarana”

Mbrëmë, vetëm pak minuta pas mesnate është kryer kontroll ndaj lokalit të natës “Dy Jarana”, në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë kontrollit në lokalin në fjalë pronari është kapur në befasi me mbi 20 mysafirëve të cilët janë shërbyer me pije alkoolike dhe joalkoolike, muzikë dhe 9 valltare/këngëtare 6 prej të cilave shtetase të huaja. Këta të fundit janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë në Kumanovë, sektori për të huaj, për procedurat e mëtejme.

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut pronarit të lokalit i është shqiptuar dënim në vlerë prej 1000 euro për kryerjen e shërbimeve hotelierike pa leje përkatëse dhe ndalesë për punë në afat prej 1 muaji. Ndërkohë nga ana e inspektorëve të Drejtorisë për të Hyra Publike është shqiptuar dënim prej 500 euro. Ndërkohë me procesverbal janë marrë 33 mijë denarë, 280 euro dhe 20 franga zvicerane.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.