“Ish-ushtarë shqiptarë, pjesë e bandave kriminale në Spanjë”Gazeta britanike publikon shifrat

Një shkrim i bërë publik nga britanikja “The Sun”, tregon ndër të tjera se shumë banorë kanë frikë për jetën e tyre pasi vala e dhunës po përhapet në destinacione turistike, duke përfshirë Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona.

Nga ana tjetër policia tregon lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në pronat e mëdha anonime të banimit, të cilat janë aq të zakonshme në zonat e Kosta del Sol si një nga atraksionet.

Ekspertët gjithashtu besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme, duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarët nga Shqipëria dhe degët e mafies së frikësuar ruse – janë përgjegjës për shumicën e gjakderdhjes.

“Unë mendoj se jemi në një spirale të dhunës, e cila vetëm sa do të përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”, ka tnënë Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së Gardës Civile në Malaga.

Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin – viti i fundit për të cilin janë në dispozicion shifrat zyrtare.

Ndërsa mbi 100 grupe të krimit të organizuar janë të bazuara në dy qytetet më të mëdha të Spanjës dhe Barcelonës, Malaga – së bashku me krahinën fqinje të Cadizit dhe krahinat bregdetare të Valencias dhe Alicante, operojnë rreth 51-100 grupe kriminale.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.