Versioni i policisë për tragjedinë në Gostivar

Në qytetin e Gostivarit në rrjedhën e lumit Vardar ka qenë e sulmuar një vajzë 17 vjeçare nga fshati Zdunjë e Gostivarit e cila gjatë tentimit të ikjes dhe për tu mbrojtur nga qenët endacak, është rrëzuar në rrjedhën e lumit Vardar, ku menjëherë pas denoncimit të rastit janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e vajzës, ku në ora 22:30 minuta e njëjta është gjetur trupi i pajetë i saj në afërsi të urës në fshatin Balindoll, njofton Alsat-M.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku me urdhër të gjykatësit hetues, trupi i pajetë i vajzës është dorëzuar për obduksion”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.