Taravari: Mos shfrytëzoni për politikë të pacipë tragjedinë që goditi familjen Mexhiti

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fb ka bërë thirrje që mos të shfrytëzohet tragjedia me vajzën e ndjerë në Gostivar për qëllime të turpshme politike.

Në vijim statusi i plotë:

“Pasi që kanë filluar gjygjet politike të paturpshme, ndërkohë që një familje ka humbur vajzën dhe mua personalisht më ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme, dua të sqaroj të gjithë ata të cilët po propangandojnë lart e poshtë për fajtorë, se: raporti zyrtar i policisë thotë që vajza ka qënë nën presionin e një qeni dhe jo nga një tufë qensh. Nuk dihet ende nëse qeni ka qenë endecak apo qen i ndonjë individi?! Rasti është klasifikur si fatkeqësi dhe jo si sulm nga qeni. Le të presim Hetuesinë të dal me informacione të sakta dhe sa më të detajuara për këtë rast. Bëj thirrje për respekt ndaj rastit dhe mos shfrytëzoni Tragjedinë e Tmerrshme që ka goditur familjen Mexhiti për të bërë politikë të pacipë. Mjaft, se është e turpshme!”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.