Sela tregon se si do të sillet partia e tij gjatë votimit për ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se gjatë debatit në parlament për amendamentet kushtetuese do të propozojnë që termi “mbi 20 për qind” të ndryshohet me “gjuha shqipe”. Nëse kjo nuk pranohet ai tha se nuk dihet se si do të votojë më tej partia e tij në fazat e tjera të votimit që duhet të ndryshojnë emrin e shtetit.
Në pyetjen se a duhet përfshirë Marrëveshja e Ohrit në preambulën e kushtetutës, Sela tha se duhet menduar mire nëse duhet future në preambulën e kushtetutës edhe Marrëveshja e Ohrit.

Sipas tij ajo nuk është një marrëveshje që ka përmbyllur raportet shqiptaro-maqedonase.

Këto deklarata kreu i ASH-së ai i bëri gjatë intervistës për “Programi 200”, që do të transmetohet sonte në ora 22.00 në televizionin Alsat-M.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.