Policia ”pajton” Ballistet dhe Vojvodët (Foto)

Në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, sot u organizuan, gjegjësisht u mbajtën dy takime të veçanta, të grupeve të tifozëve ,,Vojvodët,, dhe ,,Ballistët,,.

Në takimet u diskutua lidhur me incidentet e fundit, të cilat gjatë vikendit të kaluar ndodhën në Tetovë, në të cilat kanë qenë të involvuar anëtarë të këtyre dy tifo-grupeve, por edhe për format dhe mënyrat për tejkalimin e të gjitha problemeve, dhe mosëmarveshjeve, përafërsishtë lidhur me incidentet.

Udhëheqësia e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, dhe përfaqësusesit e tifo-grupeve ,,Vojvodët,, dhe ,,Ballistët,,, kanë rrënë dakord, për masa dhe aktivitete të përbashkëta, për relaksimin e raporteve në mes të dy tifo-grupeve të Tetovës, kurse kanë aritur marëveshtje që në të ardhmen, do të përmbahen nga gjuha e urejtjes, sjellja e pahijshme, si dhe referimi i thirjeve me përmbajtje poshtruese dhe vulgare./Tv Koha

Në takimin e sotshëm, lindi edhe iniciativa për ulje të përbashkët në tavolinë, të dy tifo grupeve, dhe pajtimin e tyre sa më shpejtë, me qëllim që periudhën e ardhëshme, të mosë përsëriten incidente të këtilla, dhe të ngjajshme si këto të vikendit që kaloi./Tv Koha

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.