Fier/ Kamionit i bllokohet timoni, përfundon në kanal

Një kamion që transportonte lule dhe pemë dekorative ka dalë nga rruga në hyrje të autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Levanit. Kamioni me targa “AA 902 GK” i markës “Benz” ka përfunduar me kanalin pranë autostradës.

Mësohet se kamionit i është bllokuar timoni dhe ka përfunduar në kanal, duke evituar një tragjedi të mundshme nga ky aksident. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke drejtuar edhe lëvizjen e automjeteve për të shmangur bllokimin e trafikut.

Ndërkohë që është kërkuar ndihma e drejtuesve të automjeteve të tonazhit të rëndë për të mundësuar nxjerrjen e kamionit nga kanali.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.