E turpshme në “Selman Stërmasi”, tifozët e Tiranës rrihen me lojtarët e tyre

Tifozët e Tiranës sot kanë prekur pikën më të ulët. Sikur të mos mjaftonte kontestimi që i kanë bërë lojtarëve apo presidencës, sot kanë bërë një gjest tejet të shëmtuar, duke sulmuar lojtarët e skuadrës së tyre.

Me pretendimin se po kërkonin llogari ndaj futbollistëve në fushë, ultrasit e skuadrës bardheblu kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë ndalur fillimisht Dokën e pastaj Imamin, duke i kërkuar që të hiqnin fanellat dhe pasi kanë ndeshur në kundërshtimin e lojtarëve, nuk kanë ngurruar të zihen me ta.

Pasi stjuardët e kishin të vështirë të ndalonin pushtimin e fushës, në terren ka hyrë policia e cila ka qenë e vetmja që qetësoi gjakrat ndërsa tifozët iu mbathën vrapin për të dalë nga fusha para se të ndaloheshin nga forcat e rendit.

Gjithsesi, kjo është një ngjarje e turpshme e cila me siguro do të sjellë pasoja të rënda për klubin bardheblu, i cili vazhdon të dënohet nga tifozeria e vet ndoshta edhe më shumë se nga rezultatet në fushën e lojës. /vipsport.al/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.