Do të hapet vendkalimi i ri kufitar me Greqinë

nformata për propozim memorandum të parashtruar për realizim të intervenimit të përbashkët të integruar në rajonin kufitar mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për hapje të vendkalimit kufitar “Markova noga”, u pranua në mbledhjen e sotme, të 101-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu është autorizuar para takimit të ardhshëm të Komitetit të përbashkët për ndjekje të programit për bashkëpunim tej kufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të realizojë takim me anëtarët e komitetit me qëllim që t’i njoftojë me pozitën e Qeverisë rreth propozim memorandumit të propozuar.

“Hapja e vendkalimit kufitar në territorin e vendbanimit Lemos në tterritorin e Republikës së Greqisë, komuna e Prespës, konsiderohet si intervenim i konsiderueshëm në drejtim të përforcimit të lidhjeve mes dy vendeve, si dhe intervenim me karakteristikë serioze zhvillimore i cili do të sjellë përfitime të shumëfishta për mjedisin jetësor, zhvillim në sferën e sociales dhe ekonomisë së rajonit të përbashkët kufitar, përkatësisht Ohrit, Resnjës, Kastorit dhe Florinës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ministrat në mbledhjen e sotme e miratuan edhe informatën për nevojën e fillimit të procedurës për zhvillim të negociatave për arritje të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc, Republika e Maqedonisë dhe Preshevë, Republika e Serbisë.

Negociatat do t’i zhvillojë grupi punues, i cili është i obliguar që në afat prej 30 ditëve ta informojë Qeverinë për negociatat e zhvilluara gjatë konceptimit të projekt tekstit të marrëveshjes mes dy qeverive për vendosje të vendkalimit të përbashkët kufitar, apo one-stop-shop.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.