Aleanca për Shqiptarët do të votojë për marrjen e mandatit të Gruevskit

Deputeti nga radhët e Aleancës së Shqiptarëve, Surija Rashidi, sot pasi doli nga koordinimi për formimin e Trupit për Pajtim Nacional, në një pyetje nga gazetarët në lidhje me mandatin e deputetit Nikolla Gruevski, ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të votojnë që t’i merret mandati, transmeton Portalb.mk.

“Do të votojmë për marrjen e mandatit”, tha Rashidi.

Ndryshe, shumica parlamentare nuk i ka 80 vota “për”, kurse Rregullorja thotë se në rast se ato nuk janë siguruar, mandati prej deputeti Nikolla Gruevskit do të mund t’i merret pas mungesës gjashtëmujore në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.