100 shtëpive në Drenovec, ju zgjidhet problemi i rrymës elektrike! (VIDEO)


Në temën që kemi trajtuar ne si emision, ku 100 shtëpi vuanin për kyçjen standarde në rrjetin e rrymës sot pas disa muajsh arritëm që këto shtëpi të privuar nga kjo e drejtë ta meritojnë atë.


Rasti është lajmëruar nga banorët dhe është trajtuar në komplet një emision problematika e lagjes Drenovec, të cilët afër 10 vite qëndruan pa ujë, pa rrymë dhe pa rrugë!

Nga mungesa e planit detal urbanistik, kompania EVN për këto banorë ofronte vetëm kyçje jo standarde e cila për çdo kyçje në shtëpi kërkonte nga 2500 euro e më shumë, ndërsa kyçja standarde e rrymës kushton 500 €.

Pas aktualizimit të problemit, Zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Kushtrim Ramadan mori iniciativë duke nisur shkresë deri tek EVN-ja, që banorët e lagjes Drenovec të kyçen të gjithë me kyçje standarde.

Baby Boo