“ШКОЛО” për shqiptarët e Shkupit (foto)

Në pjesën shqiptare të Shkupit vazhdon shkelja e ligjeve, kur bëhet fjalë përdorimi i gjuhës shqipe, shkruan Fakte. Si në shumë raste tjera, ashtu edhe në sinjalistikën rrugore, konkretisht në mbishkrimet në rrugët e Shkupit, nuk mund të haset gjuha shqipe, edhepse kjo është e paraparë edhe me ligjin e paraprak (para se të sillej ligbi avansues i shqipës, që po pret nënshkrim tek Ivanovi).

Për tak lagjët maqedonase, deri diku kuptohen arsyet e shkeljes së ligjit nga autoritetet vendore, por e palogjikshme është kur kjo ndodhë në lagje pothuajse të partërta etnikisht, pra të banuara kryesisht me shqiptarë.

Në fotografi mund të shihet mbishkrimi vetëm në maqedonisht në të dy drejtimet, në rrugën “Vtora Makedonska Brigada” në lagjen Veri, në mes Çairit dhe Butelit, më saktë, para shkollës fillore “Penko”