Рenѕionistja: Dua dëfrim, ka ardhur koha të dal me ѕhoqërinë e të bëj jetë

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Zenuni dhe Vjollca, një çift bashkëshortësh të cilët nuk jetojnë më bashkë dhe nuk i kanë marrëdhëniet mirë.Zenuni tregon se prej 5 vitesh gruaja e tij është ndarë nga ai dhe dy fëmijët nuk i flasin më.

Ai jeton vetëm, në një shtëpi të shkatërruar dhe të djegur dhe tregon që është në hall të madh. Ai kërkon që Vjollca të bashkohet me të.

Baby Boo

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.
Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.
Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.